Xavi-Messit: A dëshiron që Ronaldo ta fitojë përsëri “Topin e Artë”?

Mediat spanjolle kanë nisur të mirren me rikthimin në formë të Leo Messit, i cili i ka rikthyer ditët e vjetra duke arritur ta shpallë Barcelonën kampione të Spanjës.

Siç shkruan “El Pais”, njëra ndër momentet kyçe ka qenë një fjalim që ia ka mbajtur Xavi, i cili i ka thënë Messit: “S’mund ta përjetojmë një edicion tjetër si ai që kaloi. A dëshiron që Ronaldo ta fitojë edhe një herë Topin e Artë? Kthehu dhe ndale këtë”.

Sipas “El Pais”, meritor në rikthimin e formës së Messit ka qenë edhe Luis Enrique, pa marrë parasysh se në disa momente raportet ndërmjet palëve ishin të tensionuara.