Xavi: Lamtumirë Barcelonë, faleminderit për gjithçka

Pas shumë viteve nën fanellën e Barcelonës, Xavi Hernandez e ka zyrtarizuar largimin nga “Camp Nou”, duke thënë që për dy vitet e ardhshme do të luajë për skuadrën e Al Sadd.

“Është një vendim shumë i vështirë për mua, mirëpo kam një projekt shumë të mirë në Katar. Po largohem nga Barcelona dhe për dy vitet e ardhshme do të luajë për Al Sadd. Faleminderit Barcelonë, nuk do të harrojë kurrë në jetë”, deklaroi Xavi.

Ai është njëri ndër futbollistët më të shquar në historinë e klubit katalunas. /Gazeta Olle