Xavi Hernandez flet hapur, sulmon futbollistët e Barcelonës

Barcelona këtë edicion është duke luftuar për titullin kampion në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Para pak javësh, skuadra nga Katalonia nuk po luante futbollin që jemi mësuar të shohim, dhe për këtë drejtuesit e klubit së bashku me trajnerin Xavi, u pajtuan që në fund të edicionit të ndajnë rrugët.

Pas njoftimit të klubit për largimin e Xavit në fund të sezonit, skuadra e Barcelonës ka filluar të fitoj ndeshjet, shkruan Gazeta OLLE.

Kjo nuk është rastësi sipas legjendës së Barcelonës, i cili flet për situatën e krijuar në klub.

”Sapo konfirmova largimin tim nga klubi në fund të sezonit, skuadra është përmirësuar shumë, kjo nuk është rastësi” theksoi Xavi në konferencën për shtyp pas ndeshjes Barcelona 1-0 Mallorca.

Gjithçka apo asgjë, Liria me trenin e fundit për të shpresuar mbijetesën në Superligë

Publikohen formacionet zyrtare: Liria – Feronikeli ‘74