Trajner i ri i Barcelonës, Xavi është i interesuar për të sjellë në skuadër gjatë janarit, sulmuesin e Al-Sadd, Bahdad Bounedjah.
Blaugranasit kanë disa probleme me lëndime, me yjet si Martin Braithwaite dhe Sergio Aguero të lënduar për një kohë të gjatë.
Barcelona është e fokusuar në transferimin e sulmuesve, ku thuhet se Karim Adeyemi dhe Pierre-Emerick Aubameyang janë përmendur si ‘shënjestra’.
Sipas Fichajes, Xavi është i interesuar për t’u ribashkuar me Bounedjah, që ka pasur rekord nën urdhrat e teknikut spanjoll në Katar.
Algjeriani shënoi 159 gola dhe dhuroi 44 asistime në 153 ndeshje, derisa ka shënuar 22 herë në 49 paraqitje për Kombëtaren e tij.
Bounedjah përfundoi në sezonin 2020/21 si golashënuesi më i mirë në Katar me 21 gola dhe kontrata i skadon në vitin 2024.