Wolves trondit Liverpoolin dhe ia thellon krizën

Wolverhampton Wanderer ka fituar me rezultat të thellë 3-0 në shtëpi ndaj Liverpoolit në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Ligën Premier.

Reds kanë shkuar në katër ndeshje pa fitore, duke përjetuar edhe humbjen e tretë, pasi i mposhtu nga Ujqit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët përveç rasteve të shumta shënuan edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e pestë me anë të Joel Matip që shënoi në portën e tij për 1-0, ndërsa në minutën e 12-të ishte Craig Dawson, i cili qoi shifrat në 2-0.

Deri në fund të pjesës së parë pati edhe shumë raste nga të dyja skuadrat, por shifrat mbeten të pandryshuara.

Në pjesën e dytë, Liverpooli ishte skuadër më kërkuese dhe krijoi më shumë, por vendasit ishin më konkret duke shënuar golin e vetëm dhe duke siguruar fitoren.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 71-të me anë të Ruben Neves, i cili shënoi pas asistimit të Adama Traore dhe vulosi rezultatin 3-0.

 

Pas kësaj fitore, Wolves ngjitet në pozitën e 15-të me 20 pikë, ndërsa Reds zënë vendin e 10-të me 29 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Liverpooli e pret Evertonin, teksa Ujqit udhëtojnë te Southamptoni.

Batatina: Rezultati real do të ishte 1:5 për Llapin

Manchester United fiton me vështirësi ndaj Crystal Palace