Wolfsburgu eliminon lehtë Kukësin

Kukësi është eliminuar nga Liga e Evropës.

Skuadra e Kukësit, ndonëse edhe siç pritej, e ka humbur betejen me gjigantin gjerman, Wolfsburg.

Wolfsburg shënoi fitore 0:4 në udhëtim ndaj Kukësit, për të kaluar në raundin e tretë kualifikues në Ligën e Evropës.

Golat në këtë takim u shënuan nga Weghorst (21’ dhe 74’), si dhe nga Lacroix (33’) dhe nga Admir Mehmedi në minutën e 90’.

Në këtë mënyrë, Kukësi këtu përshëndetet me garat evropiane.

Wolfsburgu ka kaluar në rrethin e tretë kualifikues.