Wolfsburg dërmon Interin

Skuadra gjermane Wolfsburg ka shënuar fitore në kuadër të Ligës së Evropës, pasi ka mposhtur në shtëpi Interin me rezultat 3:1.

Golin e parë e shënuan mysafirët me Rodrigo Palacion, por ishin vendasit që rikthyen gjithçka në favor të tyre fillimisht duke barazuar me Naldon, dhe më pas kaluan në epërsi me golin e Kevin de Bruyne për 2:1.

Në pjesën e dytë erdhi edhe goli i tretë dhe i fitores për gjermanët të cilin e shënoi Kevin de Bruyne për 3:1