Witsell sot nënshkruan për Milanin

Axel Wisel pritet ta vë ngjyrën e zezë në kontratën e Milanit. Kështu raporton gazeta belge, sudinfo.be, sipas së cilës lojtari do të nënshkruajë në orët në vazhdim.

Mesfushori belg vjen nga Zenit St. Petersburg.

“Informatat janë zyrtare. Ish-lojtari i Standard Lieged arrin në Milan, në njërin nga klubet më të mëdha në botë. Ai do të nënshkruaj sot kontratë”, shkruante sudinfo.be në ballinën e saj.

Mbetet të shihet nëse edhe këtë lojtar do t’ia marrë Interi Milanit, ashtu si Kondogbian. Witsell njihet si lojtar që pas secilit gol që shënon, formon me duar shqiponjën.

Lojtari është kërkuar edhe nga Valencia dhe Juventusi.