Wilshere në diskoteka, Wenger ka disa fjalë për të

Mesfushori i Arsenalit, Jack Wilshere, ditë më parë bëri bujë në mediat angleze, pasi që u përfshi në një rrahje në ora 03:00 të mëngjesit në Londër.

Ndërkohë trajneri i topçinjve, Arsene Wenger, nuk e ka kritikuar për këtë veprim futbollistin e Kombëtares së Anglisë.  “Ai është shumë i përkushtuar në punë. Ai ka të drejt të dal natën. Wilshere është përballur me lëndime, por ne kemi besim te ai”, deklaroi Wenger për gazetarët anglez i pyetur për çështjen Wilshere.