Wilmots: Januzaj duhet të largohet nga Manchester United

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Belgjikës, Marc Wilmots, ka deklaruar që Adnan Januzaj duhet të gjejë një skuadër të re për të luajtur më shumë.

“Januzaj kohëve të fundit nuk ka pasur aspak minutazh te skuadra e Manchester Unitedit. Ai duhet të gjejë një skuadër të re, ku mund të luajë më shumë”, ka thënë Wilmots, transmeton “Voetbal Nieuws”.

Wilmots nuk e ka grumbulluar fare Januzajn në përfaqësuese, pikërisht për këtë shkak. E ardhmja e Januzajt pritet të mësohet gjatë muajit të ardhshëm. /Gazeta Olle