Ish-portieri i Chelsea, Willy Cabalero ka folur për Armando Brojën si një nga talentët më premtues në skuadrën e Southampton.
“Me Brojën, ne, dhe kur them ne dua të them lojtarët me përvojë, sepse ndonjëherë kemi folur për disa nga lojtarët e akademisë dhe ka pasur disa dyshime” – Shtoi Cabalero fillimisht.
“Por ai është i pabesueshëm dhe po bën shumë mirë. Ai po shënon gola dhe po ndihmon ekipin këtu. Ai beson në vetvete se mund të jetë një sulmues i mirë (në Premier League), kështu që është fantastike.”
Shumë skuadra ishin të interesuara për shërbimet e Brojës, por duke parë situatën me Chelsean momentalisht blutë nuk mund të largojnë asnjë futbollist, dhe Broja do të rikthehet në Stamford Bridge nëse nuk ndryshon asgjë pas sanksioneve të Anglisë në drejtim të Chelseas.
/Gazeta OLLE/