Willem II merr fitore jetike, Aro Muric me paraqitje fantastike

Willem II ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Me golin e vetëm të Evangelos Pavlidisit, skuadra e Aro Muricit shënoi fitore minimale 1-0 ndaj RKC Waalwijk, shkruan Gazeta Olle.

Fantastik në këtë takim ishte edhe reprezentuesi i Kosovës, Aro Muric, i cili e mbajti portën e paprekur.

Nga sajti ‘SofaScore’, ‘gjiganti’ i portës u vlerësua me notën e lartë 7.6. /Gazeta Olle/