West Hami kërcënon me ndërmarrjen e hapave ligjorë, shkak çmimi i birrës

West Ham ka një çështje të rëndësishme për të zgjidhur. Nuk bëhet fjalë për ndonjë transferim të dështuar apo për sjelljen e keqe të tifozëve, por për çmimin e birrës në stadiumin Olimpik të Londrës, shtëpia e Hammers. Ekipi nga kryeqyteti, i cili nuk e ka në pronësi impiantin e ndërtuar për Lojërat Olimpike të vitit 2012, është hedhur në sulm të ndryshuar çmimi e birrës.

West Ham, sipas Daily Mail, është gati ta çojë çështjen në gjykatë për uljen e çmimit të birrës, që aktualisht kushton 9 euro një litër, më shumë se dyfishi i asaj që ndodh në “Emirates”, në “Stamford Bridge” apo në stadiumet më të rëndësishme në Ishull.

Hammers nuk duan të kenë tifozët e tyre kundër thjesht për një çmimin e birrës. Delaware North, e cila ofron produktet në stadiumin e Londrës, megjithatë, këmbëngul se nuk mund të bëjë ulje pa lejen e pronarëve të stadiumit.

Tifozët e West Hamit në fakt po kërcënojnë se do të bojkotojnë ndeshjet e ardhshme në shtëpi pasi kanë paguar një çmim shumë të lartë sipas standardeve brenda stadiumit. Ndeshja e radhës në shtëpi, pas asaj që humbën ndaj Manchester City-t në debutimin e tyre, do të jetë ajo e 18 gushtit ndaj Viborgut, për Ligën e Konferencës./ss/

Idrizi: Kemi treguar se kemi kualitet dhe cilësi brenda ekipit

Drenica zyrtarizon 10 transferime dhe rinovimet e kontratave