West Hami e dëshiron futbollistin shqiptar

Adnan Januzaj pritet të largohet nga Real Sociedadi gjatë kësaj merkatoje, pasi i përfundon kontrata në fund të qershorit.

Për 27-vjeçarin kanë shfaqur interes disa skuadra në La Liga, Seria A, por nuk mungon as Premier Liga.

Sipas “Dario de Silva”, West Hami është skuadra e fundit që i është bashkuar garës për lojtarin shqiptarë, teksa trajneri David Moyes kërkon ribashkimin me Januzaj te skuadra angleze.

Real Betis dhe Napoli janë dy skuadrat e tjera që janë serioze për të siguruar shërbimet e tij për sezonin e ardhshëm dhe për shumë sezone tjera.

West Hami do të jetë në Ligën e Konferencës sezonin e ardhshëm, ndërsa Napoli dhe Betis mund të ofrojnë futboll në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Zyrtare: Llapi vazhdon me përforcime, prezanton mbrojtësin brazilian

Këto janë skuadrat e Superligës që ende nuk kanë zyrtarizuar asnjë përforcim në merkaton verore