Werghost kthehet të flas për sherrin me Messin: Ai është më i miri, të paktën tani e ka mësuar emrin tim

Wout Weghorst ka folur rreth grindjes së tij me Lionel Messin në Kupën e Botës “Katar 2022”, teksa tani ka marr një qëndrim pozitiv.

Reprezentuesi holandez u përplas me superyllin e Argjentinës në fund të një përballjeje të zjarrtë çerekfinale që pa Albiceleste të fitonin në penallti dhe të mbante veten në rrugën e duhur për lavdinë përfundimtare në Katar.

Messi e quajti Weghorst një “budalla” dhe pati një përplasje verbale në tunelin e stadiumit, gjatë një interviste pas ndeshjes.

Por, sulmuesi në pronësi të Burnleyt pohon se ai nuk po përpiqej të ishte konfrontues në tunel dhe donte të pastronte ajrin me një rival që ai ende mban respektin më të madh.

“Për mua, të gjithë janë të njëjtë në një ndeshje. Unë luftoj. Kështu bëra në atë ndeshje. Kam pasur disa momente të tensionuara me Messin në ndeshje dhe ndoshta ka mbetur i befasuar”, ka thënë fillimisht Weghorst.

“Unë e respektoj shumë, ai është një nga më të mirët. Pas ndeshjes doja t’i tregoja Messit respektin që kam për të, por ai nuk ishte shumë i hapur”.

“Tani të paktën ai e ka mësuar emrin tim”, përfundoi sulmuesi holandez.

Scaloni nuk heq dorë nga Messi: E dua edhe në Botërorin e vitit 2026

Çiftet çerekfinale në Kupën e Kosovës në basketboll