Skuadra gjermane që tanimë ka rënë në Bundesliga 2 është shumë e interesuar të nënshkruajë me kosovarin.
Mirëpo deri më tani Dinamo Zagreb i ka refuzuar tri oferta të klubit gjerman.
Klubi gjerman dëshiron huazimin e tij pa të drejtë blerje, por Dinamo kërkon vetëm shitjen e lojtarit.
Kroatët tanimë i kanë bërë të qartë Werderit se nëse duan Lirim Kastratin duhet të paguajnë dy milionë euro.
Edhe shefi i Bremen, Clements Fritz e ka konfirmuar se janë në bisedime.
“Çështja është ende e hapur dhe mund të ketë lëvizje gjatë ditëve në vazhdim”, ka thënë ndër të tjera Fritz për Bild.
/Gazeta Olle/