Werderi paralajmëron rikthimin e Rashicës në fushë: Raketa përsëri me topin në këmbët e tij

Milot Rashica ka lënë mbrapa lëndimin dhe është rikthyer në stërvitje me Werder Bremenin.

Ylli kosovar qëndroi disa javë jashtë fushave, ndërsa ka 10 ditë që është rikthyer në stërvitje, shkruan Gazeta Olle.

Megjithatë rikthimi i tij në fushë pritet të vetëm të shtunën, kur Werder është nikoqir i Augsburgut.

E duket se në këtë takim do të ketë minuta edhe për Rashicën.

Ka qenë faqja e Werder Bremen në Facebook, që ka shkruar për Milotin duke postuar një foto të vushtrriasit nga stërvitja.

“MR7 me topin përsëri në këmbët e tij”, ka shkruar faqja e Werder duke ia bashkuar mbishkrimin edhe një emoji të raketës, që është edhe pseudonimi i Rashicës. /Gazeta Olle/