Werder Bremen me U-23 përball Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës pritet të zhivlloj ndeshjen e dytë miqësore përball skuadrë gjermane Werder Bremen.

Në ndeshjen e parë të zhivlluar ndaj Frankfurtit, djelmoshat e Albert Bunjkait, barazuan pa gola 0:0.

Sipas faqës zyrtare të klubit gjerman Werder Bremen, trajneri i kësaj skuadre ka vendosur që në ndeshjen me Kosovën, të inkuadroi në lojë lojtarët e moshës U-23.

“Në ndeshjen testuese kundër Kosovës, veçanërisht do ta kenë rastin të bien në sy lojtarët me perspektivë nga skuadra U-23”, shkruhet në Werder.de. Nga faqja e klubit thuhet se nëntë futbollistë titullarë mungojnë shkaku i angazhimeve me kombëtaret e tyre.