Werder Bremen konfirmon interesimin e Aston Villas për Rashicën: “Nuk ka ende asgjë konkrete”

Milot Rashica duket se do ta vazhdoj karrierën e tij në një nga kampionatet më të fortë në botë, Premier League.

Zyrtari i Verder Bremen, Klemens Fritz ka konfirmua se kanë pasur kontakte me klubin e Aston Vilës, edhe sipas tij ende nuk ka asgjë konkrete.

“Mund ta konfirmoj që kemi qenë në kontakt me Aston Vilën. Por, ende nuk ka asgjë konkrete. Ka disa kërkesa për të dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me menaxherin e tij”, u shpreh Fritz.

Për kartonin e 24-vjeçarit, gjermanët këmbëngulin te shifra e 20 milionë eurove, ndërsa sipas raportimeve të ndryshme, Aston Vila është e gatshme të shpenzoj deri në 18 milionë.

Megjithatë, palët duken më pranë se kurrë, edhe pse nga Gjermania shprehen se Rashica do të preferonte një transferim te Lajpcig, që së fundmi nuk ka shfaqur interesin e mëparshëm.