Werder-Bayern, gol mjeshtëror nga Muller

Thomas Muller ka shënuar një gol mjeshtëror në minutën e 24-të, në ndeshjen që Bayern po e zhvillon në kuadër të Bundesligës kundër Werder Bremenit në udhëtim.

Muller shënoi falë një goditje shumë të bukur me të majtën, që u ndal në cepin e djathtë të portës vendëse për 1:0.