Wenger: Ja pse u eliminuam

 

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se skuadra e tij kishte vetëbesim të tepruar në ndeshjen e parë ndaj Monacos të cilën e humbi 3:1 në shtëpi.

Arsenali arriti të fitonte 2 me 0 në takimin kthyes në Monaco, por nuk arriti të kualifikohej në çerekfinale sepse ka pësuar më shumë gola si vendas.

“Kemi pasur vetëbesim të tepruar në takimin e parë, nuk ishim të kujdesshëm sa duhet. Urime Monacos. Ne bëmë atë që duhej, por ishim të pafat”, ka thënë Wenger pas ndeshjes, transmeton koha.net.