Wenger injoron Sanchezin: Lojtari i vitit në Angli? Hazard ose Sterling

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, nuk e ka përzgjedhur Alexis Sanchezin si kandidat për lojtar të vitit në Premierligë, duke thënë për “Mirror” që çmimin do ta fitojë tjetër kush.

“Hazard ose Sterling. Ndoshta e kam harruar dikë. Me shumë gjasë çmimin do ta fitojë Hazard”, deklaroi Wenger.

Sanchez është njëri ndër top-transferimet e Premierligës këtë edicion, por kështu duket se nuk mendon edhe Wenger. /Gazeta Olle