Jack Wilshire nuk do të luajë në ndeshjen që Arsenali e zhvillon kundër Monacos në kuadër të Ligës së Kampionëve. Konfirmimi vjen nga Arsene Wenger, i cili thotë që Wilshire nuk i ka kaluar ende plotësisht problemet e kaluara.
Ky padyshim që është një lajm i keq për skuadrën angleze, mesfusha defensive e së cilës ka shumë nevojë për lojtarin me zemër të madhe.