Warrios dhe Bulls të pandalshme

Golden State Warrios e coi në 2-0 avantazhin me ndeshje ndaj New Orleans Pelicans në fazën e 1/8 të Play Off -it në basketbollin amerikan. Në Oracle Arena të Oaklandit, vendasit pas një një starti të ekulibruar lëshuan shumë terren teksa një kosh i Anthony Davis u dha avantazhin 15-26 Pelicans, me pjesën e parë që u mbyll 17-28 në favor të skuadrës mike.

Mirëpo regimi i Warrios ishte i menjëhershëm në periodën e dytë, duke rikuperuar dizavantazhin prej 11 pikësh, madje duke e mbyllur pjesën e parë me dy pikë më shumë me tabelën elektronike që tregonte shifrat 55-52. Në periodën e tretë edhe pse Warrios shkuan deri plus 9 pikë, gjithcka shkoi në baraspeshë, me Davis që realizoi koshin e fundit të kësaj periodë për rezultatin 71-71.

Talenti 22-vjecar rezultoi më i miri në parket me 26 pikë, 3 asist dhe 10 ribaund por nuk mundi të shmangte humbjen e Pelicans, që u dorëzuan në periodën e fundit, pasi Warrios qëndruan gjithmonë në krye falë edhe lojës së mirë të Thomson dhe Gordon, që realizuan 26 dhe 23 pikë secili. Përfundimisht 97-87 për Warrios, që kryesojnë 2-0 serinë 7 ndeshjeve të play-off-it, me sfidën e radhës që do të zhvillohet më 23 Prill në New Orleans.

Edhe Chicago Bulls arriti të koleksiononte fitoren e dytë ndaj Milwaukee Bucks, që arriti të rezistonte në tri periodat e para, për të lëshuar terren vetëm në periodën e fundit, ku dhe vendasit bënë diferencën duke e mbyllur takimim 91-82. Edhe në këtë përballje të dytë më i miri për Bulls rezultoi Butler me 31 pikë, 2 asist dhe 9 ribaund.