Wanda Nara në Twitter: Icardi, të hënën në Madrid

E dashura e Mauro Icardit, Wanda Nara, e ka katandosur me një koment të nxituar në rrjetin social Twitter, duke e zbuluar të ardhmen e partnerit të tij.

“Icardi rinovon? Kush ju thotë? E keni gabim. Ai të hënën do të jetë në Madrid”, i ka replikuar një tifozi Wanda, e cila më pas e ka fshirë menjëherë komentin e saj.

Një gjë e tillë nuk iu ka ikur mediave italiane, që kanë nisur të aludojnë se Real Madridi mund të jetë klubi i ri i Icardit. /Gazeta Olle