Wallace arrestohet për kryerjen e një krimi

Lajme jo të mira për Vitessen, sepse ish-lojtari i Interit, braziliani Wallace, është arrestuar gjatë natës. Ky i fundit dyshohet për kryerjen e një krimi, që nuk është specifikuar ende nga burime zyrtare, shkruan ‘sportal’. Në këtë mënyrë, lojtari nuk do të ketë shans të zbresë në fushë në sfidën e radhës kundër Excelsior-it.

Në deklaratën e lëshuar në faqen zyrtare, klubi holandez shprehet: “Wallace nuk është përfshirë në listën e lojtarëve që do të aktivizohen në sfidën e fundjavës. Klubi e ka dënuar me një gjobë të madhe. Mbetemi në pritje të informacioneve të fundit të policisë, e cila do të tregojë se për çfarë bëhet fjalë. Deri atëherë, nuk do të ketë asnjë raportim zyrtar nga ana jonë”.