Vushtrria shkatërron Podujevën në miqësore, shkëlqen Labinot Osmani

Vushtrria dhe Podujeva janë përballur në një ndeshje testuese para fillimit të edicionit të ri.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Ferki Aliu”, Vushtrria ka fituar me rezultat të thellë 4-0, shkruan Gazeta Olle.

Labinot Osmani shënoi dy gola në këtë takim, duke paralajmëruar se forma e tij është në nivel.

Ndërsa dy golat e tjerë të bardhekaltërve i realizuan Bashkim Shala dhe Gentian Sahiti.

Kujtojmë se vushtrriasit kanë qenë shumë aktiv gjatë afatit kalimtar veror, ku përveç se kanë bërë ndryshime në kryesinë e klubit, gjithashtu kanë afruar shumë futbollistë kualitativ në skuadër.

/Gazeta Olle/

Kastriot Rexha dhe e ardhmja e tij pas Dritës?!

Ndryshon rregulli nga FFK, tani do të jenë 20 futbollistë në protokoll