Vushtrria publikon fotot, stadiumi ‘Ferki Aliu’ do të duket i mrekullueshëm pas rinovimit

Mbledhja e 229-të e Qeverisë duket e frytshme për sportin kosovar, pasi aty janë aprovuar disa projekte të rëndësishme.

Projektet sportive për ndërtimin e stadiumeve dhe rinovimin e disa prej tyre tashmë kanë marrë aprovim në mbledhjen elektronike.

Qeveria e Kosovës ka aprovuar projektet kapitale si projekte kapitale shumë-vjeçare, ndërtimin e ‘Stadiumit të Qytetit’ në Pejë dhe ndërtimin e ‘Stadiumit të qytetit’ në Ferizaj.

Përveç ndërtimit, Qeveria ka aprovuar edhe projektet për rinovimin e stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren dhe renovimin i ‘Stadiumit të Qytetit’ në Vushtrri.

FC Vushtrria tanimë ka publikuar edhe fotot se si do të duket stadiumi ‘Ferki Aliu’ pas renovimit ku pritet të marrë një pamje fantastike.

Njoftimi i plotë nga FC Vushtrria:

Lajm i shkëlqyer për Vushtrrinë dhe sportin në Kosovë!

Me iniciativën e z.Shaip Mikullovci, mbështetjen e pakursyer të Ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sportit z.Hajrulla Çeku, dhe kryetarit të Komunës së Vushtrrisë z.Ferit Idrizi, fillon renovimi i stadiumit “Ferki Aliu”, ku do të përmirësohet ndjeshëm infrastruktura e klubit, duke ofruar kushte më të mira për lojtarët dhe tifozët. Ky projekt është një hap i rëndësishëm në drejtim të zhvillimit të sportit dhe rritjes së cilësisë në nivel kombëtar e ndërkombëtar.

Urime për këtë arritje dhe suksese në rrugën drejt standardeve evropiane për FC Vushtrria!. /Gazeta Olle/

Prishtina dhe Drita duan fitore për kreun, formacionet zyrtare

Superliga LIVE: Dramë në kryeqytet, gol në fund