Vushtrria me fanella të reja (FOTO)

Kampionët e Kosovës ndryshuan emrin nga Llamko Kosova në Kosova e Vushtrrisë, kurse kanë ndërruar edhe fanellat.

Në fanellat e reja, por me ngjyrën e mëparshme, shkruan FC Kosova Vushtrri.

Me këtë emër do të paraqitet skuadra në stinorin pranveror.

Ndeshjen e parë e luajnë të dielën ndaj Feronikelit në ‘Ferki Aliu’. (Gazeta Olle)