Samadrexha fiton kryendeshjen e hendbollit, Prishtina ankohet

Samadrexha ka fituar kryendeshjen e fundjavës në hendboll, duke mundur Prishtinën me vetëm një gol epërsi, 31:30.

E tërë ndeshja ishte e barabartë, mirëpo prishtinasit e kanë kontestuar fitoren e vendasve, pasi goli i anuluar i tyre në sekondat e fundit, ishte i padrejtë.

“Fatkeqesi: Goli i rregullt nuk pranohet! Humbje pa meritë në Vushtrri. Prishtina do të ngrisë rastin në Federatë, qysh nesër në mëngjes. Hendbolli nuk e meriton këtë jo-profesionalizëm”, thuhet në deklaratën e Prishtinës në faqen zyrtare të tyre në Facebook.