Përkundër rënies në Ligën e Dytë, klubi kaltërebardhë është fuzionuar me skuadrën e Dardanës e cila garon në Ligën e Parë, duke ia mundësuar kështu ish-kampionëve të Kosovës që të rikthehen përsëri në këtë nivel të garave.
Gazeta Olle mëson se deri te ky vendim i Dardanës erdhi pasi nuk arritën të bëheshin gati për sezonin e ri në Ligën e Parë.
Vushtrria e fillon edicionin e ri në shtëpi ndaj Vitisë, ndërkaq më poshtë e gjeni orarin e plotë të kësaj skuadre.
Kujtojmë se vushtrriasit kanë bërë ndryshime rrënjësore në klub, duke afruar gjithashtu disa futbollistë kualitativ në radhët e veta.
Padyshim se ky është një lajm fantastik për qytetin e Vushtrrisë. /Gazeta Olle/