Vushtrria dënohet nga Komisioni Disiplinor, kjo është arsyeja

Komisioni disiplinor i shkallës së parë në mbledhjen e mbajtur me datë 22/10/2021 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave.

Pas shqyrtimit të të gjitha provave, Komisioni disiplinor ka dënuar klubin e Vushtrrisë, shkruan Gazeta Olle.

Klubi Futbollistik ‘Vushtrria’ është dënuar me dy ndeshje pa tifozë si vendas për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes Vushtrria – Arbëria.

Gjatë ndeshjes kishte sharje gjatë gjithë kohës nga tifozët vendas ndaj ekipit mysafir, gjithashtu theksohet se tifozët ishin agresiv edhe ndaj bankinës mysafire.

Kjo është hera e dytë që skuadra e Vushtrrisë dënohet nga KD për lëshim të organizimit, derisa herën e parë ishte gjobitur me shumë 1200 ku në përballjen me Vllazninë e Pozheranit një tifoz i tyre kishte sulmuar gjyqtarin e ndeshjes në minutën e 90′ të ndeshjes.

Vendimi i plotë:

“KF’Vushtrria’; Lëshim në organizimin e ndeshjes së VIVA FRESH Ligës së Parë Grupin ‘B’ Vushtrria-Arbëria. Sharje gjatë tërë ndeshjes nga ana e një grupi të tifozëve vendas ndaj ekipit mysafir. Pas barazimit të rezultatit nga nikoqirët , tifozët vendas ishin shumë agresiv ndaj bankinës mysafire, për çka referi kryesor kishte kërkuar zbrazjen e tribunës përendimore, për të krijuar kushte për vazhdimin e pjesës së mbetur të ndeshjes. Sipas raportit të zyrtarëve të ndeshjes dhe xhirimit televiziv. Bazuar në nenin 53 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 1 të Rregullorës disiplinore: Dënohet me (2) dy ndeshje zyrtare sipas rradhës në fushën e vetë pa praninë e shikuesve të organizuar nga FFK”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Gazeta Olle/

 

Simonovski: Te Llapi janë të motivuar sikurse çdo kundërshtar ndaj Dritës, por ne mendojmë vetëm për tri pikët e fitores

Hajdutët hynë në shtëpinë e Dybalas, ja çfarë kanë vjedhur