Vula e Nuza gjykojnë sfidat e DigitAlb Kupës së Kosovës

Kreshnik Vula e Genc Nuza janë deleguar për ndeshjet e parë të gjysmëfinales së DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll.

Vula ndan mejdanin në sfidën drenicase, Feronikeli – Drenica, që luhet të mërkurën në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.

Ndërkohë, Genc Nuza është në Pejë, ku Besa pret Trepçën ’89.

Të dyja takimet luhen të mërkurën dhe fillojnë nga ora 16:00.

Ndeshjet e kthimit zhvillohen pas dy jave.

 

Orari dhe gjyqtarët

 E mërkurë – ora 16:00

Prizren : Feronikeli – Drenica

(K.Vula. B.Kepuska. E.Baliqi. M.Baliu)

 

Pejë: Besa – Trepça ‘89

(G.Nuza. F.Berisha. F.Sekiraqa . H.Hajdari).