Vuçiq: Serbia do ta ketë në Kosovë ekipin e futbollit Zajednica

Me ironi dhe cinizëm, Aleksander Vuçiq ka shkuar edhe më tej duke provokuar shqiptarët, raporton gazeta serbe Tanjug, përcjellë Gazeta NewBorn.

“Shqipëria le të përgatitet të luftoj përpos kundër Serbisë, në të ardhmen edhe me kombëtaren e Zajdenicës në Kosovë”, ka shkruar Kryeministri serb, raportojnë mediat serbe.

Vuçiq i ka thënë gazetës Kurrir se Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë përpos shumë kompetencave të një autonomie brenda një shteti të lodhur do të ketë edhe ekipin e vet të futbollit që do të quhet “Zajdenica”.

“Shqipëria dhe Kosova do të luftojnë kundër Serbisë dhe Zajednicës. Jam shumë i lumtur me djemtë tanë”, ka thënë Vuçiq.

Mediat në Serbi tashmë kanë nisur të flasin për emra futbollistësh që do të mund të bëheshin pjesë e këtij ekipi dhe e kanë lidhur formimin e këtij ekipi me ndeshjen e futbollit mes liderëve ballkanik dhe atyre evropian.