Vuçiç: Vendim i turpshëm, ne ishim viktima

Pas vendimit të CAS’it që i dha fitore ekipit shqiptar të futbollit, Edi Rama shprehu kënaqësinë e tij përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

“Supeeeer! Ja ç’dmth drejtesi europiane! 3 pike per Kombetaren Kuqezi ne Beograd!!! ‪#‎ForcaShqiperia”, shkroi ai.

Mënjehërë, ndaj tij reagoi Vuçiç.

“Drejtësia europiane për kushedi satën herë, u shndërrua në një padrejtësi botërore. Ata që e shkaktuan incidentin, u shpërblyen, kurse viktima u dënua. Vendimi i gjykatës në Lozanë është i turpshëm për drejtësinë dhe paraqit ofendim për të gjithë njerëzit normalë”, ishte reagimi i Vucic.

Kjo është përballja e parë në rrjetet sociale mes zyrtarëve të lartë të dy vendeve.