Vuçiç për Ramën: Do t’ju mposhtim pa drona midis Tiranës

Lufta’ virtuale në Twitter mes kryeministrit serb, Aleksandar Vucic dhe atij shqiptar Edi Rama po vazhdon, pas vendimit të gjykatës së arbitrazhit sportiv në favor të kombëtares shqiptare.

Vucic ka premtuar se në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në tetor në Shqipëri, Serbia do të shënojë fitore të merituar, me lojë, pa ndihmën e askujt, përcjell Gazeta Express.

“Mos u brengos, do ta fitojmë ndeshjen pa drona dhe pa ndihmën e askujt në mes të Tiranes’, i është përgjigjur kryeministri serb Vucic, Edi Rames në Twitter.