Vritet trajneri australian, u godit me thikë nga djali i tij?

Futbolli i Australisë në zi. Trajneri i skuadrës së Crows Adelaide, Phil Walsh, është gjetur i vdekur në mëngjesin e ditës së sotme në shtëpinë e tij.

Sipas informacioneve të fundit, Walsh është goditur me thikë, pas një mosmarrëveshje në familje.

Policia e ka ndaluar djalin e tij 26-vjeçar, i cili është i akuzuari kryesor për vrasjen. /Olle