Vritet në Kiev trajneri i Kombëtares së Ukrainës

Tronditet bota e sportit. Vritet në Ukrainë trajneri i kombëtares së çiklizmit.

Revista britanike e çiklizmit, ‘Cycling Weekly’, raporton vdekjen e trajnerit ukrainas të çiklizmit Alexander Kulyk, 65 vjeç, babai i ish-kampionit kombëtar Andriy Kulyk.

Sipas raportimeve të gazetës britanike, Kulyk ishte duke marrë pjesë në një operacion ushtarak për evakuimin e disa njerëzve nga vendet më të rrezikshme në kryeqytet, por ra viktimë e një sulmi rus.

Në kohën e vdekjes së Kulyk, djali i tij po stërvitej. “Ne po përpiqemi të mbledhim informacion nga të gjithë instruktorët tanë, por është e vështirë ta bëjmë këtë”, tha presidenti i Federatës së Çiklizmit të Ukrainës, Andriy Grivko për Cycling Weekly.

 

 

UEFA merr vendim të rëndë për Bjellorusinë, shkak roli pro-rus në Ukrainë

Caktohen gjyqtarët për xhiron e 23-të të Superligës, ja kush e drejton derbin në Suharekë