Vrioni zgjedh skuadrën e re dhe vendos një rekord për Juventusin

Kështu, Vrioni përshëndetet me Juventusin pjesë e të cilës ishte nga viti 2020, ndërsa ka vendosur edhe një rekord sa i takon klubit bardhezi. Kjo pasi Vrioni është bërë lojtari i parë që pasi aktivizohet me ekipin U23 të torinezëve dhe më pas ia del të transferohet në kampionatin elitar të Amerikës.

Kujtojmë se lojtari shqiptar shkëlqeu në sezonin e kaluar me Tirol (19 gola në 28 ndeshje) ku luajti si i huazuar duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë në kampionatin austriak. Falë kësaj, ofertat për Vrionin ishin të shumta megjithatë sulmuesi zgjodhi Amerikën ndërsa mbetet për t’u parë nëse një transferim i tillë përtej oqeanit, do ta penalizojë në grumbullimet me kombëtaren./ss/

Zyrtare: Divock Origi lojtar i ri i Milanit

Interesim i madh i tifozëve të Gjilanit për ndeshjen e Conference League – shiten pothuajse të gjitha biletat