Vrima në mitikun e Vjenës: “Nuk e kam idenë se ç’ndodhi në këtë stadium amator”

Nuk ishte një mbrëmje e qetë në Vjenë, në sfidën e zhvilluar në stadiumin mitik “Ernst Happel” mes Austrisë dhe Danimarkës. Jo vetëm që përballja nisi me 90 minuta vonesë për shkak të një një “blackout”-i që preku lagjen e 2-të të kryeqytetit austriak, por në fund në fushën e ndeshjes u krijua një vrimë e thellë që mund të rrezikonte jetën e futbollistëve.

Për ta kuptuar këtë ndihmoi Andreas Skov Olsen, lojtar i Danimarkës, që futi këmbën në vrimë për të kuptuar thellësinë.

Megjithatë, për fat të mirë, askush nuk u lëndua, edhe nëse rreziku nuk ishte i parëndësishëm, siç shihet nga fjalët lapidare të mesfushorit danez, Pierre Emile Højbjerg: “Nuk e kam idenë se çfarë ndodhi në këtë stadium të nivelit amator”.

Danimarka arriti ta fitonte ndeshjen 1-2 falë golit vendimtar të Stryger Larsen, pasi më herët kishin shënuar Højbjerg dhe Schlager. Austria do të presë Francën pas tri ditësh dhe “Sky Sport” raporton se teknikët e “Ernst Happel Stadion” nuk janë të shqetësuar: problemi do të zgjidhet./ss/

Zyrtare: Ballkani rinovon kontratën e mbrojtësit të njohur

Ashley Cole shpenzon mbi 20,000 euro për një qen, arsyeja është interesante