Vreshtarët triumfojnë ndaj prishtinasve

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 93:76 (26:24, 21:14, 19:15, 27:23), në kuadër të javës së 12-të të Art Motion Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë dhe gjatë gjithë çerekut të parë, herë njëra skuadër kalonte në epërsi dhe herë tjetra, pa arritur të shkëputeshin në rezultat, ndërsa kjo pjesë përfundon me rezultat 26:24.

Në periudhën e dytë më të mirë ishin vendasit, që ishin në epërsi konstante, kurse në fund të pjesës së parë arritën epërsinë më të lartë 47:36, kurse pjesa e parë përfundon me rezultat 47:38.

Vendasit për një nuancë ishin më të mira edhe në periodën e tretë, duke mos lënë prishtinasit të afroheshin në rezultat, kurse epërsinë më të lartë e arritën në 16 pikë, 63:47, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 66:53. Vreshtarët menaxhuan lojën në dhjetë minutat e fundit, duke shënuar fitore me rezultat 93:76.

Te Rahoveci u dallua Milik Yarbough me 20 pikë e tetë kërcime, kurse te Sigal Prishtina u dallua Jan Palokaj me 18 pikë.

Rahoveci ka tri fitore dhe nëntë humbje, kurse Sigal Prishtina ka gjashtë fitore dhe gjashtë humbje.

Daku shënon penalltinë vendimtare, Osijeku kalon në gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë

Milani rikthehet te fitoret, triumfon në udhëtim te Genoa