‘Vrasësi’ i trajnerëve

Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, ka thënë se ndjehet viktimë edhe pse deri më tani i ka ndërruar nëntë herë trajnerë në një edicion.

Walter Novellino është larguar për t’i lënë vendin Davide Ballardinin i cili ishte edhe më parë.

“Ne tanimë jemi me një këmbë në Serie B, pasi nuk kemi mentalitet për të mbijetuar”.

“Tani jemi në të njëjtën situatë me Carpin dhe Frosinonen. Ta shkosh në Serie B nuk është fundi i botës. Jam dëshpëruar kur kishim Paulo Dybalan dhe Josip Ilicicin në ekip”. “Të gjithë më thonë e pse i largojë trajnerët, por unë jam viktima në këtë rast”.

“Mos harroni, tre trajnerët e fundit nuk i kam përjashtuar, ata janë larguar vetë”, ka thënë Zamparini.