Vrapim nga porta në portë: Goli i Theo Hernandez zgjidhet më i miri i vitit në Serie A

Çmimi për golin më të mirë të sezonit shkon për lojtarin e Milanit Theo Hernandez.

Futbollisti kuqezi bëri një vrapim nga porta në portë, duke shënuar në fund golin që mbylli ndeshjen kundër Atalantës 2-0, në javën e parafundit të Serie A, thelbësore për fitimin e titullit kampion.

Jo vetëm për rëndësinë që kishte goli i shënuar nga mbrojtësi milanist, por edhe mënyra e realizimit, ku u ndërthurën forca, shpejtësia, driblimi e finalizimi, duke i dorëzuar francezit trofeun që zakonisht arrijnë ta marrin sulmuesit.

Ideja e pazakontë e klubit të La Ligas, i fton tifozët të shkojnë në stadium së bashku me qentë

Gareth Bale befason me skuadrën e re