Liridon Leci ka ironizuar me formacionin e vitit që shpallet në mbrëmjen e “Laureatëve të Vitit 2019”.
Anësori i Dritës ka postuar një foto, duke shkruar se tani fillojnë telefonatat.
“Allo. Trajnera votomni se unë e meritoj për lojtarin ma të mirë, ama po ma hajn hakun”, ka shkruar Leci.
Leci u transferua te Drita dy vite më parë nga skuadra e Prishtinës duke fituar titullin kampion dhe Superkupën e Kosovës.
Madje, Leci kishte realizuar edhe dy gola për ‘bardhekaltërit’ në turin parakualifikues për Ligën e Kampionëve.