Vorskla Poltava në kërkim të trajnerit, Armend Dallku në kryes të listës së klubit ukrainas

Vorskla Poltava është në kërkim të një trajneri që do të drejtojë ekipin pas largimit të Viktor Skripnik nga drejtimi i skuadrës.

Mediumi sport.ua shkruan se drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë për t’i ofruar pozicionin e trajnerit të ekipit një prej ish-lojtarëve të skuadrës.

Duke pasur emrat në listën e klubit janë Armend Dallku dhe Jovan Markoski.

Ish mbrojtësi i njohur i Kombëtares së Shqipërisë, Dallku, tash e tri vite po e zhvillon me shumë sukses zejen e trajnerit.

Ai ka drejtuar fillimisht Prishtinën me të cilën e fitoi Kupën e Kosovës, ndërsa në tri vitet e fundit është pjesë e Dukagjinit, u nga Liga e Parë e ngjiti në Superligën e Kosovës, pastaj e dërgoi në garat ndërkombëtare.

Trajneri vushtrrias punon me Artan Luzin dhe Argon Ramadanin si ekip tash e tri vite.

Dallku është legjendë e klubit  Vorskla Poltava, ku luajti për 11 vite, ndërsa skuadra ukrainase aktualisht mban vendin e shtatë.

Ai mban edhe rekordin si lojtari i huaj me më së shumti paraqitje në kampionatin ukrainas.

Skitarja kosovare, Lirika Deva e artë në Bullgari

Mediat spanjolle e bëjnë fakt të kryer kalimin e Mbappes në Real Madrid