Vonesa të lojës, hedhja e gurëve në fushë, fyerje ndaj Batatinës – Disiplinor merr këtë vendim për Ballkanin

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë , në mbledhjen e mbajtur me datë 16.11.2022, shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 17-të Albi Mall Superligës.

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve dhe incizimeve televizive, vendosi t’i shqiptojë Ballkanit masën disiplinore – vërejtje e fundit, shkruan Gazeta Olle.

Kjo pas lëshimit në organizimin e ndeshjes ndaj Llapit, ku ndeshja u ndërpre për disa minuta pas hudhjes së gurëve në fushë dhe fyerjes ndaj trajnerit mysafir, Tahir Batatinës.

Vendimi i plotë nga Komisioni disiplinor:

FC ”Ballkani”. Lëshim në organizimin e ndeshjes, pjesa e dytë vonohet 3 (tre) minuta për shkak të hedhjeve së gurëve në fushën e lojës. Në min 53-të ndërpritet loja për 2 minuta meqë kishte hedhje të gurëve në drejtim të tifozëve të skuadrës mysafire, po ashtu edhe në fushë nga ana e tifozëve vendas të cilët ishin jashtë stadiumit. Pas përfundimit të pjesës së parë në rrugë për në zhveshtore është fyer nga tifozët vendas kryetrajneri mysafirë. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Ballkani – Llapi dhe xhirimit TV. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika A të Rregullores disiplinore i shqiptohet masa disiplinore VËREJTJE E FUNDIT.

/Gazeta Olle/ 

Marrëveshje mes dy Federatave: Rregulla të veçanta në ndeshjen Shqipëri-Itali

Formacionet zyrtare: Kosova – Armenia, tre lojtarë të Superligës nga minuta e parë