Volejbollistja serbe e lindur në Prishtinë: Kosovën e kam në zemër

Volejbollistja serbe, Milena Rashiq thotë se e ka ende Kosovën në zemër. Ajo ishte lindur në Prishtinë, ndërsa ishte larguar nga atje gjatë luftës, në vitin 1999.

Tash, 25 vjeçarja është volejbolliste e Përfaqësueses së Serbisë dhe e kujton me ëndje fëmijërinë e saj në Kosovë, përcjell Zëri.

“Ne u mbijetuam bombardimeve dhe kjo nuk ishte fare e lehtë. Kosova më ka lënë disa kujtime të mira, sepse atje e kam kaluar fëmijërinë dhe kam kujtimet e mia prej atje”, ka thënë për mediat serbe Rashiq, familja e së cilës ishte nga Obiliqi, por që jetonte në Prishtinë.