Volejbollisti me 10 tituj, 10 kupa e shumë trofe të tjerë

Ka më shumë se 30 trofe të fituar vetë dhe me skuadrën gjatë karrierës që e nisi pas lufte dhe që ende po vazhdon.

Është ky volejbollisti Valon Nikçi, i cili tashmë tre vjet është pjesë e skuadrës elitare të volejbollit në Kosovë, Prishtina Volley. Nikçi 33-vjeçar, llogaritet ndër volejbollistët më të suksesshëm në Kosovë.

“Nuk besoj që ka lojtar në Kosovë që ka fituar më shumë trofe”, thotë Nikçi për Koha Ditore.

Kur fillon të numërojë trofetë, atëherë me të vërtetë i dalin shumë. Ka dhjetë tituj kampioni në Superligë, dhjetë kupa të Kosovës, dhjetë tituj në BeachVolley (volejboll në rërë), dy tituj kampioni në Ligën e Parë dhe dy tituj të Kampionatit mbarëkombëtar në BeachVolley.

Nikçi, karrierën e ka nisur menjëherë pas përfundimit të luftës te skuadra Ejona Peja, për të vazhduar pastaj te KEK-u, ekip që është transformuar dy herë: Mabetex, Prishtina pastaj Te Luzha, Besa, Luboteni dhe së fundi te Prishtina Volley.

Ai thotë se me Mabetexin që ka fituar shtatë tituj e gjashtë kupa ishte shumë më lehtë për shkak se kjo skuadër në gjirin e vet kishte ajkën e volejbollistëve. Ndërsa, titujt e tjerë ishin shumë më të vështirë për shkak se të gjitha skuadrat ishin pak a shumë të barabarta.

“Kam fituar shumë tituj, përfshirë këtu edhe ata në BeachVolley dhe ndihem krenar për të gjitha arritjet që i kam në karrierë”, thotë Nikçi, duke përmendur se në BeachVolley ka pasur partner Bahri Gjinovcin, pastaj Adriatik Kajtazin, Skënder Lajçin e Gazmend Husajn. Me këtë të fundit në vitin 2012 në një turne tradicional që mbahet në Shkup u rendit në pozitën e dytë në mesin e pjesëmarrësve të shumtë nga rajoni… (