Volejbollistet e Kosovës e përfundojnë aventurën për Europian në vendin e gjashtë

Volejbollistet e grupmoshës U20 të Kosovës e kanë humbur të shtunën ndeshjen për vendin e pestë në kualifikimet për Evropian.

Të shtunën në Ankara të Turqisë, Kosova U20 e drejtuar nga përzgjedhësi turk Ali Bahadir Aksoy me asistentët Ylli Kadriu e Dardan Husaj, u mposht nga Mali i Zi me rezultatin 3:1 në sete.

Volejbollistet e Kosovës ishin afër që ta dërgonin ndeshjen në setin e pestë, por nuk realizuan me sukses aksionet që i patën në fundin e ndeshjes dhe e përfunduan aventurën në vendin e gjashtë.

Seti i parë u mbyll me rezultatin 25:17 në të mirë të volejbollisteve nga Mali i Zi. “Dardanet” e fituan 25:22 setin e dytë, por pësuan 25:11 në setin e tretë.

Seti i katërt ishte i niveluar deri në fund, ndërsa malaziaset fituan me rezultatin 26:24. Kosova ishte në Grupin A me Turqinë dhe Rumaninë. I humbi të dyja ballafaqimet me rezultatin 3:0 në sete.

FBK-ja lanson projektin e rëndësishëm “Safeguading the Future”

Admir Mehmedi prezanton edhe lojtarin e shtatë te Schaffhauseni