Volejbollistët e Kosovës do të përballen për herë të parë me Serbinë

Kosova e Serbia duhet të përballen prej orës 15:00 në kualifikimet për Kampionatin Evropian të volejbollit për grupmoshën U18 (djemtë).

Kosova humbi dy ndeshjet në grup dhe u rendit e treta në grupin A.

Serbia ishte e treta në grupin B dhe kështu duhet të luajnë për vendin e pestë në kualifikimet e zonës ballkanike.

Kualifikimet po zhvillohen në Strumicë të Maqedonisë së Veriut.
/Gazeta Olle/

FIFA ngre zërin kundër diskriminimit, Infantino: Të ngrihen kallëzime penale për akte raciste

Serbët nuk dalin në sallë, Kosova u18 pritet të fitojë ndeshjen me rezultat zyrtar